Meta: 20 shkurti, një mundësi e shkëlqyer që zëri i qytetarëve të dëgjohet!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese fiks dy vite më parë, e cila rrëzoi vendimin e Kuvendit monist siç e cilëson ai për shkarkimin e Presidentit.

Meta thekson se ai vendim parandaloi një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama, me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura.

Kreu i PL shton se, 20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Reagimi

Sot mbushen 2 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit monist për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Ky vendim parandaloi në atë kohë një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura, me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, duke u dhënë të drejtë të gjitha vendimeve dhe qëndrimeve të mia gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës, treguan shumë qartë se cili është armiku më i madh i shtetit ligjor, demokracisë, pluralizmit dhe të drejtave të njeriut.

20 Shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet!

About Redaksia

Check Also

Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Tensione janë regjistruar para Kryeministrisë, ku Policia ka arrestuar protestuesit Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, …