Pse Rama nuk flet dot shqip për rastin Navalni!

Nga Iva V.GRILLO

Dje kryeministri shqiptar paska bere ne platformen X nje reagim fare rakitik ne anglisht, lidhur me vdekjen e liderit opozitar rus.

Per ata qe kuptojne anglisht eshte e qarte qe statusi eshte nje reagim kodra pas bregut persa i perket argumentave qe ka bere bashke. Ai ka thene çdo gje perveç te vertetes se Navalni eshte viktime e nje regjimi totalitar ku opozita burgoset dhe eleminohet.

Duke mos dashur te artikuloje fakte qe tregojne ngjashmeri te frikshme midis Rusise dhe Shqiperise persa i perket persekutimit te opozites dhe nivelit te kapjes se shtetit, Rama synon te hutoje publikun duke e vene veten ne nje lige me kokat e medha te botes… e me pas hidhet tek perqindjet e armatimit e gadishmerine e Shqiperise per tu hedhur me koke ne ca situata qe as nuk ia mban kurrizi dhe as ia kerkon njeri ne menyre specifike.

Rama mund te shpenzoje sa te doje per topa, bajoneta apo kepuce ushtaresh…por kjo nuk e ben ate as me pak diktatoruc dhe as me pak te korruptuar per popullin e vet.

Ai vazhdon te mbetet kryeministri qe ka gllaberuar çdo pushtet dhe burgos rivalet e vet e kedo qe i rrezikon pushtetin.

Shume i ngjashem me ate kunder te cilit ben sikur do te armatoset e te dale ne lufte…

Ne kete kuptim, ai ndoshta mund t’ia hedhe edhe disa kohe neper samite duke folur anglisht per municione e probleme globale… por ne Shqiperi qytetaret pergjigjen duhet t’ia japin dhe do t’ia japin ne shqip!

#StopPersekutimitTeOpozites

#20ShkurtProtesto

About Redaksia

Check Also

Tallja me pensionistët!

Nga Lutfi DERVISHI Po të dëgjojne se çfarë thonë pensionistet sot, duhet të skuqen dhe të …