Marjeta Luka: Më 20 shkurt të vërshojmë në rrugët e Tiranës si uragan!

Marjeta Luka teksa mori pjesë ditën e sotme, në tubimin poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, ju bëri thirrje gjithë qytetarëve që me 20 shkurt, vërshojmë në rrugët e Tiranës si uragan, e të shprehin revoltën pa frike e ndroje.

“Dua të jem një gur themeli në demokraci dhe si unë ka plot gra  vajza , sepse gruaja është e destinuar të luftojë me gjithë forcë për familjen dhe fëmijët e saj.

Do tu lutesha për një çast të gjithë qytetarëve nga shtëpitë ku janë ulur, të ndalonin telekomandën tek Syri Tv, se për fat të keq vetëm aty kemi hapësirë.

E të më dëgjoni me vëmendje por pak paragjykime .

Çfarë do ndodhte sikur gjithë Shqipëria të mbushte rrugët e Tiranës me 20 shkurt ?

Si do të rridhnin ngjarjet? Cilat do të ishin përfitimet tona si qytetar? E përsëris … nëse të gjitha rrugët dhe sheshet për një orë të vetme të buqisnin nga zëri i shqiptarëve: ”Mjaft më, duam të jetojmë me dinjitet”!

Çdokush le të përcillte nga një problem, më besoni kështu mesazhet tona do bëheshin zgjimi i deputetëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar.

Ndaj miq, le të largojmë frikën ti themi vetes ‘po…. unë do i bashkohem zërit protestues’.

Me 20 shkurt të vërshojmë në rrugët e Tiranës si një uragan , e të shprehim revoltën tonë pa frike e ndroje”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Arben Ahmetaj: Më thanë do shkosh në të s’ëmës po fole, por unë e kam ndarë mendjen!

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …