Berisha: Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. Berisha tha se, e vërteta ka dalë në dritën e diellit.
“Të dashur miq, nuk ishte një betejë e thjeshtë kjo e jona. Shqipëria vitet e fundit ka qenë e sulmuar, një agresion i mirëfilltë kundër popullit shqiptar nga aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit. Aleanca, siç u pëlqejnë vetë atyre të quajnë veten, e qelbësirave.
Kjo aleancë, mblodhi kundër shqiptarëve në çatinë e saj, krimin e organizuar, korrupsionin gjigant, korrupsionin transnacional, mediat e korruptuara, antishqiptarë të të gjitha llojeve, mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafie të tjera.
Të gjitha këto u bashkuan nën emrin Rilindje, dhe të drejtuara nga tradhtari më i ndyrë në historinë e kombit shqiptar, Edvin Kristaq Rama.
Kjo aleancë ka para të pashtershme droge dhe korrupsioni.
Kjo aleancë ka media të fuqishme.
Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre.
Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbulimit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.
Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëve ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin.
Propagandë e pafundme, mashtrime mediatike të llahtarshme, dezinformime të liga, të gjitha me qëllim që të mbulohej e vërteta se kombi shqiptar është një komb i agresuar, është një kombi i sulmuar.
Dy vite më parë, pasi ne si opozitë u ngritëm, ne folëm të vërtetën. Me të madhe theksuam se Shqipëria është në rrezik.
Shqipëria në rrezik ishte slogani ynë, por për hir të vërtetës jo të gjithë na besuan.
Vjedhjet e Edi Ramës ishin aq monstruoze sa ngjanin me trillime.
Shkatërrimet e Edi Ramës ishin aq katastrofike, sa Shqipëria ngjante një vend i mallkuar dhe jo i keqqeverisur.
Por tani, dy vite më vonë, e vërteta ka dalë në dritë.
Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. E vërteta ka dalë në dritën e diellit.
Prandaj çdo demokrat, më datën 20 shkurt në njërin krah ka këtë të vërtetë që ecën bashkë me të. Kjo e vërtetë do bëjë çdo protestues të pandalshëm, do bëjë çdo protestues fitimtar.
Sepse Edi Rama, ky hajdut i pangopur është rrezik për xhepat e shqiptarëve. Këtë e ka denoncuar opozita, por e ka provuar edhe Eurostat, i cili gjen se shqiptarët, të cilët 10 vite më parë kishin rrogat më të larta në rajon, tani kanë rrogat më të ulëta. Sot shqiptarët kanë rroga afrikane, kurse çmimet i kanë të kripura evropiane.
Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësisë së tij.
O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …