Dava Marku thirrje mësuesve: Ejani nesër në sheshin e njerëzve të lirë!

Dava Marku qytetare e pranishmë sot në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha ju bëri thirrje mësuesve të marrin pjesë në protestën e thirru nesër nga opozita.

“Sot jam zëri i çdo mësuesi të vendit tim, jam zëri i çdo fëmije të vendit tim, jam zëri i çdo prindi, e studenti të vendit tim, i cili ka një arsim që lëngon.

E të dashur miq unë do ju drejtohem më zërin e lartë me forcën e qenies time.

Mësues të dashur, nesër me 20 shkurt të jeni në shesh, jo kokëulur por kokë lartë, ejani mos kini frikë që pasnesër do ikni nga puna.

Jo, të dashur miq, prindër, fëmijë e studentë, ejani nesër me 20 shkurt në sheshin e njerëzve të lirë, në sheshin e burrave dhe grave të forta, në sheshin e njerëzve që reagojnë, në sheshin e njerëzve që nuk heshtin por reflektojnë”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …