Erges Eskiu thirrje mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve: Nesër bashkohuni në protestë!

Edhe mbrëmjen e sotme qindra qytetarë dhe eksponentë të PD janë mbledhur për të protestuar para banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Mjeku Erges Eskiu, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të bashkohen në 20 shkurt në protestë, dhe të mos lejojnë që hajdutët dhe të pashkolluarit t’i largojnë nga vendi i tyre.

“Sot, nuk ka demokrat, komunist, spiun  dhe patronazhist që nuk e beson se këtë diktaturë nuk e  beson se këtë diktaturë do e shkulim me rrënjë, Unë jam personel shëndetësor, jam logoped. Por edhe fizioterapistëve, stomatologëve dhe farmacistëve, me taksën e re po iu thuhet ikni dhe ju se s’na duheni, Ky hajduti mendon se do na përzër nga shpitë tona, por jemi ne që do e përzëmë atë.

Mjekët dhe infermierët janë ata që kanë statusin më të veçantë në shoqëri sepse shërojnë plagën e secilit prej nesh, por nuk e kanë vëmendjen e shtetit, pasi të pashkolluarit nuk e duan shkollën dhe njerëzit  e ndershëm, duan hajdutët dhe të korruptuarit. Ju bëj thirrje mjekëve të bashkohen në protestë. Nuk ka forcë në këtë botë që mund t’ju shkel me këmbë përsa kohë ju nuk e ulni kokën”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …