Sterilizimi/ Manastirliu mbi dy orë në SPAK

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Manastirliu ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta.

Në prononcimin për mediat ajo ka deklaruar shkurtimisht se është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Në dosjen e SPAK theksohet se qendra e re e sterilizimit ishte inaguruar në vitit 2010-2011 dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë shkresë nga Ogerta Manastirliu, ish-drejtoreshë e QSUT-së në vitin 2014, për ta vendosur në punë, pasi kapaciteti i saj mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Beqaj nuk e mori fare në konsideratë kërkesën, por i hapi rrugë koncesionit për mikun e tij, Ilir Rrapaj, siç rezulton nga hetimet.

About Redaksia

Check Also

Zhduken 13 mijë fletë me prona tek Kadastra/ Skandal me përvetësim të pronave nga Rama dhe AKSH, denoncimi…

Denoncimi i Berishes Këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po …