Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, Noka: Urdhëruesit do përballen me ligjin dhe demokratët!

Pas protestës madhështore të 20 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës.

Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Reagimi

Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një.

Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, z. Andrea Malia e z. Kindi Toli.

Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht.

About Redaksia

Check Also

Celibashi e pranon: Procesi jashtë çdo standardi!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qënë i ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri …