Berisha: Të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, t’u tregojmë se në programin e ri të PD, misioni është investimi tek ata

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, t’u tregojmë se në programin e ri të PD-së, misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata.
“Miqtë e mi!
Protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, sepse fitorja po na pret.
Sot ju jeni qindra vetë këtu.
Por e patë dje se pas jush keni qindra e mijëra të tjerë që dolën në shesh, por të sigurtë të jeni ju se qindra e mijëra shqiptarë të tjerë që ende nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por që na mbështesin, na duan, që e duan Shqipërinë.
Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans.
Tu tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët.
Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve.
Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart.
Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare.
Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare.
Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha.
Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur.
Rrofshi ju,
Rroftë Partia Demokratike,
Rroftë Shqipëria.
Rroftë flamuri ynë kombëtar,
Rroftë flamuri i Partisë Demokratike, flamuri i fitores, flamuri i pamposhtur, flamuri i uraganit të lirisë.
Fitore, fitore, fitor!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …