“Refugjatët”/ Bardhi: Vendimi i GJK akt i tradhtisë kombëtare!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku u shpreh se aksioni opozitar do të vijojë. Bardhi komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, të cilin e ka cilësuar si akt i tradhtisë kombëtare.

“Dua të bëj një koment vendimit të GJK lidhur m marrëveshjen për emigrantët. Duke shprehur keqardhjen e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin publik, dua ta konsideroj si një akt të tradhtisë kombëtare. Çështja rrezikon sigurinë publike dhe e përfshin Shqipërinë në hartën e cenimit të të drejtave të njeriut, vendimi ishte një goditje në raport me respektin dhe garancitë që ky institucion duhet të japë”. Dënoj ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarë të GJK dhe shpreh keqardhjen që nga anëtar të betuar mbi Kushtetutë u ndërruan në Vali Bizhga në GJK. Rikonfirmoj vendimin e grupit të PD për të vijuar aksionin në Parlament”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …