Berisha: Sot në parlament votuan trafikantët e kullave! Rama merr 30% për çdo leje ndërtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar në ‘rrugën e Shpresës’, komentoi edhe miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Berisha tha se, sot në parlament kanë votuar trafikant e kullave, ndërsa Edi Rama merr 30 për qind për çdo leje ndërtimi që firmos.

“Miqtë e mi, në një vend ku nuk ka drejtësi, duhet prokurori publik, gjykatësi publik.

Prokurori publik, sigurisht nuk ka fuqi t’i dërgojë kriminelët ku e kanë vendin. Por prokurori publik nga kjo tribunë, nga kjo platformë, ka të gjithë fuqinë morale për t’i varur ata në shtyllën e turpit të kombit shqiptar, në mënyrë figurative.

Ka të gjithë forcën për t’u bërë atyre gjyqin moral. Për t’i bërë Edi Ramës, gjyqin që meriton.

Njeriut, i cili ka pushtuar parlamentin me Lindën e tij. E përdor atë si një strofull të interesave të klaneve më kriminale.

Sot në parlament nuk votuan deputetët. Sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit. Me kullat e drogës dhe korrupsionit dhe që fryjnë me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës.

Sot u vendos që barbaria e tyre të vërshojë drejt trashëgimive tona qindra e mijëra vjeçare. Drejt parqeve tona.

Po pse? Vetëm e vetëm se Edi Rama në çdo ndërtim, në çdo leje merr përqindjen e tij.

Imagjinoni ju miq, a mund të imagjinoni ju miq një kryeministër në botë që firmos leje ndërtimi si për kullën 70-katëshe, edhe për ndërtesën dykatëshe të Karlo Bolinos. A ekziston kund në botë kjo? Ekziston vetëm aty ku gjithçka bëhet në funksion të xhepit të tij.

Sepse prapa firmës së tij, siç flitet rëndom, qëndrojnë të paktën 30 përqind e ndërtimit. Në 10 kate, tre kate. Në 30 kate, 10 katet e Ramës.

Kur bëhen 60, fut 20-katëshin në xhep.

Por ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ata do nxjerrin të gjitha këto në dritën e diellit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …