(Pa)Përgjegjshmëria e skajshme e votës!

Nga Milaim NELA

I turpshëm dhe shumë i rëndë akti i votimit në Kuvendin e Kërpëratave nga ana e PDIU-së i marrëveshjes Rama-Meloni!

Nuk di ku e gjen kurajon Mesila Doda ta arësyetojë këtë votë!

Çfarë lidhje ka ky ligj me ndihmën ndaj Italisë!

Kësaj i thonë të nxjerr ujërat e zeza të komshiut në oborrin tim që ta ndihmoj atë të mbajë pastër oborrin e tij!

TURP, TURP, TURP!

Dhe keni surrat të ju dilni shqiptarëve përpara e t’iu kërkoni votë!

Po detyra KRYESORE e deputetit shqiptar është të mbrojë interesat e vendit dhe jo ato të Italisë apo pazar-partisë!

Ky është rast tipik që të dalësh edhe kundër partisë sepse vihet në pyetje interesi kombëtar!

Po çfarë dreq partie shqiptare jeni ju??

Që na bëni dërr dërr për aleancën e PD-së me Dulen!

Kjo votë ka erë të qelbur e ju vraftë vota e shqiptarëve sepse nuk e keni marrë për pazare të tilla!

Na thoni çfarë tenderash keni fituar nga Rama se dihet se ju jeni parti pazaresh!?

I ftoj miqtë e mi shqiptarë të Çamërisë të reagojnë fuqishëm se kjo votë shkel rëndë edhe gjakun dhe dhimbjet e tyre!

About Redaksia

Check Also

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

Nga Basir ÇOLLAKU Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e …