Zhupa: PS miratoi ligjin për oligarkët e Ramës që shkatërron Zonat e Mbrojtura, BE e ka kundërshtuar hapur!

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat pas miratimit të ligjit të miratuar ditën e sotme nga parlamenti i cili lejon ndërtimin në zonat e mbrojtura. Zhupa është shprehur se ky ligj lejon shkatërrimin e zonave të mbrojtura dhe po bëhet në interes të oligarkëve që janë të lidhur me qeverinë.

“Si e ndoqët kjo seancë sot ka filluar me një protestë e shoqërisë civile sepse sot në seancën plenare kaloi një ligj i cili është përfundimisht shkatërrimi i zonave të mbrojtura në vendin tonë. Ky ligj është në shërbim të oligarkëve që janë pranë Ramës dhe në vetvete është një masakër ndaj mjedisit.

Ky ligj nuk bën asgjë tjetër përveç se heq mbrojtje e zonave të mbrojtur dhe i kthen këta zona në shesh ndërtimi të cilat firmosen “fap e fap e fap” nga Rama. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndaluar këtë në GjK.

Për këtë ligj ka reaguar BE sepse shkel shumë konventa si ajo e Bernës ku Shqipëria aderon dhe lidhen me mbrojtjen dhe konservimin e natyrës dhe është një ligj me porosi pasi projekti në Divjakë Karavasta është bërë gati për të ndërtuar. Dikush ka pasur sigurinë nga Rama se do të mund të ndërtojë pasi nuk do të hidhte para në projekte.

Sot nëse ti pret një pemë në pyll ti dënohesh, nëse vret një kafshë të egër ti dënohesh, por nëse ti sot shkatërron dhe ndërton në mes të zonave të mbrojtur ku vret dhe dëmton pa fund ti quhesh investitor strategjik.  Ky është standardi, ne kemi në ligj për moratorium dhe ndalimin prerjeve të pyjeve dhe kemi një ligj që shkatërron zonat e mbrojtura dhe se si qëndrojnë dy ligje në kundërshtim me njëri tjetrin e di vetëm Mirela Kumbaro që është ministrja me e dështuar e kulturës dhe e mjedisit sot dhe Rama i cili po e trajton Shqipërisë një plaçkë.

Ligjet që prekin përtej një mandati të qeverisë do të duhet të shprehet populli me referendum”, u shpreh Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …