Absurdi i një “feste”…

Nga Iva V.GRILLO

Sot, Ministri i Rendit dhe Kreu i Delegacionit Europian kane ndare nje lajm qe duket po aq absurd sa edhe kombinimi i togfjaleshit “Taulant Balla – BE”.

Me krenari thuhet se nje apartament banimi (ne Durres), qe i eshte sekuestruar ish Prokurorit ne kerkim, Llalla i cili hetohej dhe eshte denuar nga SPAK per “fshehje pasurie”, eshte kthyer ne nje qender per te rinjte durrsake, etj… te cilen sot e kane peruruar me ceremoni dora vete Ministri i Brendshem dhe kreu i Delegacionit te BE.

Ky lajm nuk mund te mos na sjelle ne mendje se ne Shkurt 2023 eshte konfirmuar nga mediat se ish prokurori Llalla ka fituar azil politik ne nje vend te BE… pra autoritetet e nje vendi te BE kane dale ne perfundimin se ne Shqiperi ish-prokurori Llalla eshte perndjekur politikisht … perndryshe nuk do t’i kishin akorduar nje azil te tille.

Kjo nenkupton qe ish-prokurori dhe familja e tij jane nen mbrojtje e kujdes special nga nje vend i BE, sigurisht me taksat e taksapaguesve europiane.

Kush ka degjuar per procedurat e azileve politike, e ka te qarte se pretendimet e azil-kerkuesve kalojne ne filtrat me te imta qe mund te imagjinohen.

Gjithsesi, edhe nese marrim te mireqene faktin se drejtesia e kulluar shqiptare ka vepruar drejt dhe vendi i BE i ka dhene ish prokurorit nje azil politik te pamerituar, a ka logjike apo etike ku te qendroje fakti qe nje perfaqesues i BE merr pjese zyrtarisht ne festimin e konfiskimit te pasurive te nje qytetari, i cili konsiderohet nga nje vend i BE si i perndjekur politikisht ne Shqiperi?!

Pak koherence …here pas here…nga perfaqesuesit e BE ne Shqiperi nuk do bente dem…

Se me gjithe deshiren e mire, eshte e veshtire te rakordosh faktin qe ndersa qytetaret europiane paguajne qe ish-prokurori te mbrohet nga persekutimi i shtetit shqiptar… perfaqesuesit e institucioneve europiane marrin pjese ne cirkun propagandistik te radhes se Balles&co.

Ps. Ne qofte se duan vertete te perdorin parate e korrupsionit per te miren e komunitetit, mire eshte te kujtohen se Bashkia Tirane e qeveria shqiptare u paguan 80,000 euro ne dite kompanive fantazme, per nje incenerator qe nuk ekziston.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …