Amerika që ne duam dhe Amerika që ata na imponojnë

Nga Redin HAFIZI

Personalisht për mua, Amerika ka qenë zëri i Elez Biberajt në shumë netë pa dritë, dhe zëri bënte dritë. Kjo është Amerika në zemer, ndërkohë që më erdhi keq kur nga një takim shumëpalësh në Mynih, ish Ambasadorja Kim jepte leksione për multilateralizmin si një mënyrë efikase për të gjetur zgjidhje globale ku përfitojnë qytetarët Amerikanë. Si “qeverrisjen” më të rëndësishme në multilateralizmin e saj, Ambasadorja Kim na ofronte OKB. Ndërkohë që kjo qeverrisje shkaktoi masakrën e “Srebrenicës” dhe arriti të përdorë kllounë si kryeministri Shqiptar për fasadë propagandistike.

Pra, edhe në Amerikë ka një krah që kundërshton rolin e parimeve dhe kushtetutës Amerikane si ligji i qytetarit, dhe përmes mesazheve diplomatike nxisin “multilateralizmin” si një teori dhe praktikë e nevojshme, por që ngjan me internacionalizmin proletar dhe ringjalljen e “Internacionale do të jetë bota e re”. Kjo nuk është Amerika që duam, por Amerika që na imponojnë të duam, një Amerikë që vetëm pushton dhe nxit konflikte. Një Amerikë që sipas George Soros lidershipi i saj është një rrezik, atëherë çfarë lidershipi nuk është rrezik, pasi bota nuk do të kthehet në anarshinë e kokave të nxehta???!!!

Ndërkohë sërish Soros jep zgjidhje antiAmerikane duke thënë se sovraniteti i çdo shteti duhet të mbikqyret nga ligji ndërkombëtar dhe institucione ndërkombëtare. Janë këto institucione ndërkombëtare që kërkojnë të zhdukin meritokracinë në shtete që konsiderohen pjesë e multilateralizmit të Ambasadores Kim, por siç e thotë Soros, në politikë manipulimi i realitetit vjen përpara gjetjes së realitetit. Pra, siç flasim në multilateralizëm dhe gjendemi komplet në tym. Pyetja është nëse do të qartësohet tymi, apo do të vazhdojë të përhapet në mënyrë “multilaterale”. Biseda, takime, konflikte në vend të diskutojmë për lirinë, traditat, idetë, parimet, moralin dhe familjen. Unë kështu e njoha Amerikën që kur isha adoleshent dhe kështu do ta mbaj.

Kur dëgjonim “Zërin e Amerikës” e mbyllnim dritën, pasi besonim se ai ishte një zë që mund edhe të shihej e jo vetëm të dëgjohej. Ishim në kohën kur të gjithë përgjoheshim, nga çdo anë. Ishim në kohën se nëse nuk pranoje të bëheshe komunist shiheshe me dyshim dhe përgjoheshe, pasi patjetër në zyrat e nomenklaturës së kuqe ishte shënimi “Dëgjon Zërin e Amerikës”. Ne u rritëm me dashurinë për Amerikën, jo sepse ishte vend i bukur, pasi nuk e kishim parë, por sepse dukej se bashkohej me ne në vuajtje, por shpesh na tregonte edhe se ishim të fortë, të pathyeshëm në rrethana që kushdo mund të tregonte dobësi dhe të thyhej. Këtë e thoshte zëri dhe energjia që përçonte ishte e madhe dhe kjo është Amerika që donim, duam dhe do të duam për vete dhe Shqipërinë. Kjo është Amerika e kushtetutës më të qëndrueshme dhe qytetarëve të lirë ku të gjithë kanë të drejtën e prosperitetit.

Ndërkohë Amerika e multilateralizmit duket se po i ofrohet qytetarëve Shqiptarë që të mbyllin gojën përballë fasadës që i mbulon. Ëoë! Shqipëria në KS, Shqipëria drejton OSBE, Shqipëria në hapësirë, ndërkohë që për qytetarët Shqiptarë vazhdon të jetë e njëjta varfëri dhe harresë nga qeverria e tyre. Këta të harruar dhe neglizhuar kanë shpresë sërish tek Amerika që përmes videove u deklaron se multilateralizmi është zgjidhja.

Jo kurrë nuk mund të jetë kjo Amerika ku unë jetoj dhe që tjetër perceptojnë në Shqipëri. Elita e bën thithjen me dëshirë, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë e kuptojnë me dhimbje, ndërkohë që ka shpëtim. Ky është bashkimi rreth Amerikës së vlerave. Pra, askush nuk ka pse të trembet për ta deklaruar multilateralizmin Amerikan të zyrtares së Blinken si një teori bashkëbisedimi. Pra vetëm bashkëbisedim, por vizita shprehet ndryshe. Vizita patjetër që shprehet në mbështetje dhe kjo nuk është Amerika që Shqiptarët duan, por Amerikanët e kanë Amerikën, përmes të drejtës së pronës.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …