Berisha: Edi Rama, nuk ka gjë në botë që do të na pengojë ne për votën e lirë!

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të shpresës, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për betejën juaj pa kthim, betejën tuaj drejt fitores.

Çdo orë, çdo ditë që kalon, dëshmon se kjo betejë është jetike për fatin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Çdo orë, çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë, më shtypëse, më dhunuese për shqiptarët nga narko regjimi i Edi Ramës dhe rilindjes së tij.

Sot orari zyrtar në republikën e rilindjes nisi me një proces politik kundër 4 të rinjve, Andrea Maliaj, Klinti Toli, Bledar Tola, Ismet Stefanis, qëndrestarë pjesëmarrës në uraganin e 20 shkurtit.

Ata ishin sot në bankën e akuzës sepse me 20 shkurt terruan Edi Ramën dhe rilindjen e tij, tmerruan pushtetin e mafias që sundon sot në Shqipëri.

Por sot këta të rinj në sallën e gjyqit qëndronin krenarë dhe ballëlartë para akuzave false, të turpshme, të fabrikuara, të falsifikuara ndaj tyre.

Kjo skenë tregonte qartë se regjimi i ka hyrë frika gjer në palcë nga qëndrestarët, se regjimi ka humbur çdo shpresë për veten e tij, ndaj dhe përdor çdo mjet kundër lirive të qytetarëve.

Duke i përgëzuar edhe njëherë sot këta të rinj, për qëndrimin e tyre burrëror si në qelitë e zeza të regjimit, ashtu dhe në bankën e akuzës, paralajmëroj fallangat e Edi Ramës se, dita po vjen dhe u garantoj se për çdo torturë që tu bëni qëndrestarëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar.

Ju paralajmëroj se për çdo ditë burgu e tyre për motive politike, do të ju kthehet në vite burgu si armiq të lirisë së shqiptarëve.

Sot është një ditë e vështirë, sot është një ditë e zezë për fjalën e lirë.

Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi.

Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre.

Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare.

Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes.

Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së.

Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve.

Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre.

Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon.

Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve.

Ky është një akt i rëndë, kjo është një ditë e zezë.

Elton Qyno publikoi dosje të shitur nga Skapi i partisë, të shitur me miliona miq. Duhet ta keni të qartë se kur vjen puna në botën e krimit, milionat janë si kafetë e mëngjesit.

Nuk kanë ata problem milionin e eurove, problem kanë ku ti fshehin sepse atyre u vijnë nga droga, vrasjet, makabritetet.

Pasi e shitën dëshminë e Nuredin Dumanit, e një vrasësi serial, por që në fund të fundit gjeti një grimcë njerëzore në nderin e tij dhe u rrëfye, para kujt, para drejtësisë së pabesë. Para kriminelëve të drejtësisë që e shitën dosjen e tij.

Shitja e dosjes parashikohet të sjellë të paktën 15-20 vrasje të tjera, qërim hesapesh.

Kurse Qyno që u tha shqiptarëve, ja se çfarë shesin këta skapistët e Edi Ramës, ja se si i ndihmojnë bandat dhe vrasësit skapistët e Edi Ramës, ai u rrëmbye në mes të rrugës. Atij ju morën telefonat, sepse aty figuronte emri i Ramës që komunikonte me kartelet, që drejtonte trafiqet.

Aty figuronte emri i Taulant Ballës që komunikonte me bandat në Shqipëri dhe jashtë. Që u premtonte mbrojtje të interesave të tyre. Që ankohej për Sali Berishën, se po e sulmon. Që diskutonte për vrasje për trafiqe.

Sot fjalës së lirë i’u vu tritol në themel. Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës.

Ju bëj thirrje gazetarëve, që çdo lajm, njoftim informacion që siguroni përcjillani qytetarit digjital që të ja përcjellë qytetarëve dhe botës menjëherë, në kohë reale.

Nuk ka gjë në botë që do të na pengojë ne. I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbësirë e pakallur dhe hiç dorë nga terrorizmi i gazetarëve.

Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer.

Jo Edi Rama, jo.

McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh.

Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë.

Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit.

Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë.

Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit  të rrugëve.

Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde.

Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit.

Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.

Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit.

Në të katër anët e vendit, vezullon madhështore fitorja që na pret. Le të vazhdojmë ne betejën e mosbindjes civile. Le të vazhdojmë ne rrugën e Shpresës, rrugën e besimit gjer në fitoren e plotë.

Rikthimin e votës së lirë. Beteja për votën e lirë, është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë. Është kryebeteja e tij për dinjitet njerëzor, për të ardhmen e tij dhe të vendit. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …