Berisha-fermerëve: Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja, mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje fermerëve që të dalin në protestë. Ai tha se, mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj të drejtë dhe ju do të fitoni.

“Së fundi, një mesazh për fermerët e Shqipërisë, por edhe për të gjithë qytetarët.

Të mbështesim fermerët.

U bëj thirrje fermerëve dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja, sepse në shekuj përveç hiperkolektivizmit nuk keni patur një armik të egër si regjimin e Edi Ramës.

Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja dhe ju garantoj se demokratët, mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj të drejtë dhe ju do të fitoni.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Rroftë flamuri i Partisë Demokratike, flamuri i fitores.

Faleminderit shumë”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama po dhunon protestuesit me civilë të armatosur

Patronazhistët e Ramës prej dy ditësh po nxisin tensione në protestën qytetare që vijon prej …