Kraja dhe Dumani prishën provat për Teatrin Kombëtar, duhet të japin llogari

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi në fjalën e saj në protestën e sotme në kuadër të mbështetjes së liderit demokratik Sali Berisha se prokurori Arben Kraja dhe kryeprokurori i SPAK Altin Dumani akuzohen për abuzim me dosjen e Teatrit Kombëtar ndaj duhet të japin llogari pasi kanë abuzuar me provat.

“Ne sot për herë të 47 shkuam në SPAK-un ose aspakun e partisë. Kërkuam së pari të ndiqen penalisht 2 prokurorë, njëri ish-drejtues i SPAK-ut që quhet Arben Kraja dhe i dyti, drejtuesi aktual që nuk ka asnjë ndryshim nga i pari. Të dy kanë abuzuar me provat e dosjes së Teatrit duke mos filluar asnjë hetim i cili jo vetëm nuk është ekzekutuar por sot, ai bastardi me emrin Erjon Veliaj vijon punimet në sheshin e teatrit, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Unë i kujtoj kryetares së Gjykatës Kushtetuese që përpara se të marrë përsipër dhe të votojë të gjithë ligjet antikushtetuese të këtij pushteti mafioz ti bëjë një pyetje vetes… Pse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2021?

Pse edhe sot e kësaj dite, qoftë Altin Dumani, qoftë Arben Kraja edhe prokurorë të tjerë nuk kanë marrë asnjë masë për fillimin e hetimeve për mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë këta që janë kthyer në zjarrëfikëse të pushtetit mbajnë në arrest shtëpie liderin e  Partisë Demokratike pa ngritur akoma akuzë.

Nuk ka drejtësi dhe drejtësia do fillojë me teatrin kombëtar. Drejtësia do fillojë me liderin historik Sali Berisha Berisha sepse ne kemi dhënë fjalën që jo vetëm do jemi këtu por do jemi bashkë nën drejtimin e Sali Berishës për rrëzimin e këtij sekti kriminal antishqiptar”, tha avokatja Adriana Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Investigimi ndërkombëtar për trafikun e kokainës/ Në Shqipëri autoritetet nuk na u përgjigjen

“REL” Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e …