SPAK, shpejtësi vetëtime ndaj gazetarit Qyno, por nuk lëviz as gishtin për Veliajn!

Nga Petrit VASILI

Situata është bërë e padurueshme dhe shpërthyese për shkak të kapjes se drejtësisë nga Rama dhe rilindja.

Asnjë qytetar edhe ai me flegmatiku nuk mund të mos zëmërohet dhe egërsohet kur shikon se si kjo e ashtuquajtur drejtësi e re ka vetëm e vetëm një qellim dhe objektiv: paprekshmerinë e qeverisë.

Të gjithë panë shpejtësinë prej vetetime të SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno duke shkelur çdo ligj, për të rrëmbyer materialet dhe informacionin, që ai si gazetar dispononte.

Ndërsa po ky SPAK nuk lëviz as gishtin për skandalin makabër të Bashkisë së Tiranës lidhur me eshtrat e përdhosura dhe trajtuara kriminalisht ne varrezën e Tufinës dhe, që emisioni investigativ i kishte sjellë të qarta në dritën e diellit.

Po si mundet që as një krim kaq i shëmtuar dhe kaq antihuman nuk e vë në levizje SPAK-un.

Mijëra shqiptarë që kanë parë në televizor këtë krim prisni që SPAK te shkonte me shpejtësi rrufeje në zyrën e Erion Veliajt dhe në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Po kjo nuk ndodhi, asnjë fjalë vetme nga SPAK.

Ndërsa për gazetarin Qyno nuk u druajten ti traumatizonin edhe familjen duke shkelur çdo ligj.

Ka ca surretër, që na keshillojnë të mos flasim për SPAK se i prishim qetësinë.

Por një SPAK që nuk e vënë në levizje as krimi me perdhosjen e eshtrave të të larguarve nga kjo botë është një SPAK, qe duhet anatemuar me të gjithë forcën.

 

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …