“Basha një klloun i qeverisë”/ Gjekmarkaj thirrje gjykatës: Çoje vulën e PD aty ku është shumica

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në News 24, duke folur për situatën brenda Partisë Demokratike, deklaroi se i vjen keq që Lulzim Basha është kthyer në një klloun të qeverisë.

Gjekmarkaj theksoi se Basha nuk ka as vulë e as sigël të PD-së. Ai shtoi se zgjedhjet që ai ka bërë në Partinë Demokratike nuk janë njohur. Për Gjekmarkajn, gjykata duhet t’ja japë vulën shumicës.

“Sa i përket ligjit për amnistinë penale, maxhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratike. Do doja që Blinken të vizitojë përfaqësues të opozitës. Edhe zoti Blinken kur ishte në Tiranë nuk e kritikoi opozitën për asgjë dhe kjo ka rëndësi të madhe”, tha Gjekmarkaj.

Duke komentuar ardhjen në Tiranë të Presidentit të Ukrainës, Agron Gjekmarkaj theksoi se vizita e Zelenskyt përmirëosn imazhin e Shqipërisë, por shtoi se mendon se Rama po bën propagandë me të tilla vizita.

“Kryeministri Edi Rama bën propagandë me Samitet e Tiranës. Unë nuk e di se çfarë do bisedojë Rama me Zelenskin, por janë çështje botërore që nuk po i zgjidh SHBA-të dhe vendet perëndimore e nuk mund t’i zgjidhë dot Shqipëria. Unë do thosha që më mirë do të ishte që Rama të deklaronte ta ndihmojmë Ukrainën me vezë, me ushqime etj. Besoj se ndihma konkrete do vlente më shumë sesa fjalët dhe propaganda. Mendoj se Rama po përdor të gjitha vizitat, qoftë të Blinken, qoftë të Zelenskit, për t’i dëshmuar popullit se gjoja ai ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ndonjëherë, për këto vizita të vjen për të qeshur me guximin”, u shpreh Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …