Berisha: Drejtësia e re është mburoja e vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një video-mesazh në rrjetet sociale, ku thekson se, drejtësia e re është mburoja e vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij!

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

I bëj thirrje Parlamentit Europian të sjellë një mision faktmbledhës, i bëj thirrje Komisionit të Venecias, Këshillit të Europës, urdhëroni në vend.

Kjo drejtësia e re e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët jo pa drejtësi, por u dha drejtësinë më politike në histori.

Po çfarë kujtoni? Po mbrojtja e të drejtave është akti më themelor i një shteti dhe me drejtësinë politike, nuk ka shqiptar që gëzon një të drejtë të vetme.

Çfarë i mendoni shqiptarët zotërinj? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat si qytetarë europianë? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat kushtetuese? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut?”, thotë Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …