Berisha garanton të rinjtë: Shqipëria nën qeverisjen e PD do të jetë vendi i lirive dhe të drejtave të njeriut

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Berisha ka theksuar se të rinjtë nuk janë ata kurrë që mund të pranojnë mashtrimin për të vërtetë, apo siç thotë populli, sapunin për djathë.

“Miqtë e mi!

Të rinjtë dhe të rejat janë dhe më properëndimorët e shoqërisë tonë, më pro amerikanët e shoqërisë tonë, por ata nuk mund të pranojnë kurrë për hero të proamerikanizmit të tyre një njeri i cili përdor, keqpërdor dhjetëra e dhjetëra milionë euro, për të korruptuar ambasadorë dhe McGonigalër dhe për ti ndërsyer ata si hiena kundër opozitës së vendit të vet, për të realizuar ëndërrën e tij makabre, ata të Shqipërisë pa opozitë.

Të rinjtë nuk janë ata kurrë që mund të pranojnë mashtrimin për të vërtetë, apo siç thotë populli, sapunin për djathë.

Nuk mund të pranojnë ata që Sali Berisha qenka i korruptuar, paçka se e gjithë jeta fakton një betejë të palëkundur kundër korrupsionit.

Paçka se pas 3 vitesh hetimesh të gjithë anshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën që ta dini, kanë gjetur turpin e tyre.

Nuk kanë gjetur një fakt, dokument, provë të paraqesin para jush.

Ata nuk mund të pranojnë kurrë që ky të arrestohet për korrupsion, kurse Edi Rama i kapur  në flagrancë duke korruptuar me 225 mijë euro McGonigalin.

Duke korruptuar me licenca dhjetëra milionë eurosh nafte etj., luftojka korrupsionin.

Jo të rinjtë këta nuk mund ti pranojnë kurrë.

Askush nuk mund të ua shesë atyre, mashtrimin për të vërtetë.

Ndaj dhe ata janë sot më të gatshëm se kurrë në këtë betejë pa kthim për fitoren e të vërtetës, fitoren e opozitës.

Por unë këtu para jush dhe në emër tuaj, dua tu jap fjalën, ti garantoj ata se Shqipëria për të cilën ata luftojnë do të jetë Shqipëria e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe se pushteti i PD-së, do të jetë pushteti i të rinjve dhe të rejave shqiptare, kudo që janë, në Shqipëri dhe botë.

Sot ata përbëjnë për vendin, kombin, një fuqi të jashtëzakonshme. Një fuqi të vërtetë që se ka pasur kurrë më parë për të ecur me shpejtësi drejt horizonteve më të përparuara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …