Berisha: Kjo këtu është tribuna e të vërtetës. Qeveria teknike është detyrimi ynë absolut!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga dritarja e banesës së tij se, kjo këtu është tribuna e të vërtetës. Berisha tha se, qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë.
Zonja që foli këtu nga Elbasani tha një gjë të veçantë; kjo është tribuna e të vërtetës. Dhe kjo është e vërtetë.
“Askund të vërtetat nuk thuhen si këtu nga ju, dhe unë ju përshëndes për këtë, sepse janë të vërtetat ato të cilat do të na frymëzojnë ne, do të shumëfishojmë fuqitë tona.
Janë të vërtetat ato të cilat do të bëjnë të mundur të grisin këtë vello të zezë të propagandës së Edi Ramës.
Të gjitha mediat e tij censurojë parlamentin e fjalës së lirë.
Të gjitha mediat e tij deforomojnë mesazhet e parlamentit të shpresës.
Detyra jonë është si misionarë ti përcjellë ato në çdo derë, zemër dhe mendje tek shqiptarët.
Miqtë e mi!
Edhe para disa ditësh theksova dhe sot prap do të them, 20 shkurtin të mos e konsiderojmë si arritje, por si pikënisje për tu përballur me një armik të egër të votës tonë.
Ne jemi njerëz të të vërtetës. Ne e dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por e dimë se votën nuk do ta japim kurrë, nuk e dorëzojmë.
Ndaj dhe qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …