Doris Madhi: Inceneratori fantazmë në Elbasan po u merr edhe jetën qytetarëve!

Doris Madhi, anëtare e Këshillit bashkiak në Elbasan, ishte e pranishme në protestën e përditshme në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, poshtë banesës së tij   nga ku denoncoi vjedhjen që bëjnë zyrtarët e lartë në Elbasan me anë të inceneratorit.

“Unë jam sot për tju bërë me dije këtu për një aferë korruptive, një kontratë korruptive e cila është nënshkruar me vetëdije të plotë nga ana e Bashkisë Elbasan. Bëhet fjalë për kontratën e inceneratorit të Elbasanit, një kontratë në terma skandaloze, një kontratë me aq pak nene sa është e ngjashme me një kontratë të thjeshtë qeraje shtëpie por që ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe.

Bëhet fjalë për 717 milion lekë që dalin nga xhepat e qytetarëve të Elbasanit dhe nuk është kjo e vetmja kosto që po paguajnë këta qytetarë. Qytetarët e Elbasanit sot këtë kontratë po e paguajnë me koston e jetës së tyre, me rritjen e mortalitetit nga kancerët e ndryshëm, por mbi të gjitha nga kanceri në mushkëri. Është e frikshme të shohësh sot statistikat e të sëmurëve në Elbasan.

Me gjithë opozitën e fortë nga këshilli bashkiak, me gjithë argumentat që ne nxorrëm kundër kësaj kontrate, pushtetarët e korruptuar miratuan me forcën e kartonit këtë kontartë”, tha Dorsi Mashi.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …