Kush është vrasësi Bajri i arrestuar në Dubai që bënte fushatë për Becin në Shkodër

Denis Bajri, i njohur ndryshe edhe si Denis Brajoviç është arrestuar në Dubai pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit. Sipas njoftimit të policisë, Brajoviç u arrestua në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Por një vit më parë, pikërisht në zgjedhjet lokale të 14 majit, Denis Bajri bashkë me Enver Bajrin u angazhuan për të terrorizuar qytetarët e Shkodrës për të mbledhur vota për llogari të Benet Becit.

Emri i tij u denoncua nga kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha. Ky i fundit tha se banda e Bajrëve terrorizoi Shkodrën për llogari të kandidatit socialist.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që u siguruan pas shumë përpjekjesh nga PD, për shkak se qytetarët kishin frikë t’i dorëzonin, shihet se si Brajoviç dhe Enver Bajri vijnë në një qendër votimi me makina të blinduara.

Më pas ata takojnë zyrtarët socialistë brenda qendrave të votimit për t’u siguruar se manipulimi zgjedhor po shkon siç duhet.

Sipas përgjimeve të dosjes “Metamorfoza”, Denis Brajoviç i shkruante Behar Bajrit pas ekzekutimit të Gjin Boriçit: “…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …