Gazetari Arnold Kariqi i pranishëm në tubim poshtë banesës së kryetarit të PD, Sali Berisha, u shpreh se fatkeqësisht jetojmë në një Shqipëi ku askush nga ne nuk e ka të drejtën të shprehë atë që mendon për të mirën dhe të keqen.
Karriqi sakaq na kujtoj edhe një herë kohën kur Berisha ishte në krye të vendin, kishim 4-fish pensione e rroga më shumë se sot, me një rini që shkollohej dhe nuk endej rrugëve të Europës duke u larguar nga Shqipëria, të cilën tashmë e ka zaptuar varfëria.
“Unë kam ardhur sot këtu jo vetëm si një qytetar, por edhe si një gazetar ku të vetmen rrugë dhe rrugicë që gjej për të thënë fjalën e lirë për t’u shprehur dhe për të thënë atë që unë mendoj, ja keni dhënë ju.
Ja keni dhënë ju t ë drejtën që çdo kush që ngrihet në këtë podium të thotë fjalën e vërtetë ti thotë të bardhës të bardhë, e të zezës të zezë.
Kam një thirrje për kolegët e mi gazetarë , të cilët ndryshe flasin në kafene e ndryshe në media, sepse kjo qeveri jua ka mbyllyr gojën dhe nuk jua ka dhënë të drejtën të mendojnë sepse në këtë Shqipëri jetojmë, ku askush nga ne nuk e ka të drejtën të shprehë atë që mendon për të mirën dhe të keqen.
Kam ardhur këtu për të folur për bashkëmoshatët e mi, për të rinjtë që të mos heshtin për skamjen që i ka ndodhur këtij vendi.
Dua të flas për atë pjesën e njerzve që mbase nuk besojnë të altenativa jonë apo te ndrysimi që mund të sjellë Partia Demokratike, për atë pjesën them se PD ka bërë shumë për vendin, sepse kur Berisha erdhi në krye Shqipëria ishte ende në kohën e qirinjve.
Ne kemi një problem shumë të madh, sepse harrojmë të shkuarën dhe të kaluarën dhe të këqijat që heqim nga regjimi, e jo të mirat që morëm në kohën e demokracisë.
Në kohën që pati investime, 4-fish rroga dhe pensione, pati njerëz pati rini dhe shpresë, e jo si sot që ka pasiguri e skamje, të gjithë të zezat që mund t’i ndodhin një vendi”, tha Karriqi.