Avokatët e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për krime zgjedhore kanë deklaruar se tabulatët e telefonave të personit të cilit ka akuzuar Belerin në kohën kur ata pretendojnë se është kryer krim zgjedhor nuk ka qenë në Vlorë
“Në provuam që prokuroria nuk ka asnjë provë të tabulatëve të bashkëpunëtorit të policisë i cili është paguar, nga data 8 deri në datën 14 ai nuk ka qenë në Vlorë dhe letrat e Belerit janë kopsitur pasi ai është arrestuar.
Ne deri në fund pengoheshim për të mbrojtur Belerin dhe nuk ka asnjë të dhënë që Bleri është takuar me personin i cili e akuzon për dhënie parash në këmbim të votave. Ne sollëm prova se i gjithë procesi është i montuar dhe me standarte të dyfishta në krahasim me proceset që bëhen ndaj qytetarëve të tjerë të Shqipërisë.
Të gjitha provat faktojnë se personi i paguar nga policia për të akuzuar Blerin nuk ndodhej në Vlorë gjatë kohës për të cilit dyshohet se ka kryer krim zgjedhor.
Kjo gjykatë e cila dje liroi kryebashkiakun e Durrësit, Dakon sot kërkon të grabisë bashkinë e Himarës e cila është fituar nga Partia Demokratike pasi i intereson Ramës që të kryej ai punët e tij të paligjshme. Me 14 maj ne fituam me kandidatin në burg, ne do ta fitojmë me 10 fishin e votave nëse do ta na çojnë përsëri në zgjedhje të reja”.