Berisha: Samiti u zhvillua pa flamuj kombëtarë sepse Putini i vogël nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar, tha se, samiti në Tiranë u zhvillua pa flamuj kombëtarë, sepse Aleksandër Vuçic nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

“Të dashur miq, fatkeqësi e vendit të ketë një përfaqësues si Edi Rama.

Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.

Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi.

Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël.

Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.

Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.

Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin.

Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive.

Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …