Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend. Pas krimit me dy viktima në Korçë, të shtëna me armë janë shënuar edhe në Krujë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit të Krujës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.