Protesta e fermerëve në Bruksel, mësim se si duhet protestuar në Shqipëri!

Petrit VASILI

Pamjet në VIDEO janë nga Brukseli përpara ndertesës së BE pas protestës së fermerëve dy ditë më parë.

Fermerët protestuan shumë shumë fort duke mos i lejuar zyrtarët e Brukselit as që të hynin në zyrat e tyre, përveçse ndezën zjarre dhe leshuan gjithshka mbi ndërtesat e Këshillit Europian dhe Komisionit Europian.

Kjo protestë ka tronditur të gjithë Europën dhe të gjitha Qeveritë, që kanë bërë veshin e shurdhër ndaj kërkesave të drejta dhe mbijetesës së fermerëve.

Në Shqipëri fermerët janë në mjerim, totalisht të pambështetur dhe po largohen nga vendi për të mbijetuar.

Zyrtarët e huaj në Shqipëri kanë qarë e larë, dhe bënë deklarata shumë të forta edhe për një copë kërpudhë porcelani ne oborrin e Kryeministrisë gjatë protestave të opozitës dhe qytetarëve.

Ndërsa protestat në vendet më të pasura e më demokratike të Europës janë normalitet, këta zyrtarë të huaj ketu në Shqipëri predikonin dokrra demagogjike të influencuara nga diplomacia e havjarit (diplomacia e korruptuar) për protestat e opozitës.

Protestat e drejta, të forta dhe të rrepta kundër korrupsionit dhe mafies qeveritare në Shqipëri janë shpëtim për qytetaret dhe për vendin, që po shpopullohet dhe po plaçkitet pa pushim nga kjo narkoqeveri e kalbur dhe e inkriminuar e Ramës dhe bandës së hajdutëve përqark tij.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …