Albin Kurti nuk merr pjesë në samitin e Rama-Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në samitin e sotëm në Tiranë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

Sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Figurat kryesore nga rajoni në samit janë vetëm Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

About Redaksia

Check Also

“Lironi çunat”, mijëra protestues rrethojnë komisariatet e policisë

Protestuesit mbajnë të rrethuar komisariatin e policisë ku po mbahen të ndaluar 19 protestues. Qarkullimi i …