Berisha: Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij, Rama dhe Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, e vuri sërish theksin në takimet e zhvilluara në Tiranë, që Rama i ka shitur si samite. Sipas Berishës, në këto takime Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Berisha tha se, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse. Ai tha më tej se, edhe njëherë, takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

“Të dashur miq.

Për NATO-n, për BE-në, për vendet e lira në mbarë botën, Ballkani Perëndimor në raport me agresionin barbar rus paraqiste dy probleme serioze.

Së pari, respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë.

Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus.

Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Edi Rama, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën.

Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd.

Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në.

Të dashur miq, cilido që njeh ABC-në e historisë, e di se dikur për Perandorinë Ruse, më vonë për perandorinë komuniste dhe sot për diktatorin e ri, nuk ka asnjë dyshim se dalja në Adriatik mbetet objektivi më kryesor.

Dhe në këtë kontekst, destabilizimi i Ballkanit, në këtë kontekst baza e Nishit, në këtë kontekst infiltrimi në të gjitha anët e politikës dhe jetës në Serbi të rusëve.

Por përsëri, për Putinin e vogël dhe argatin e tij në Tiranë, ndërhyrja ruse, influenca ruse nuk përbën një problem.

Ndaj dhe deklarata nuk kishte asnjë fjalë.

Më thoni ju mua, miku i shquar nga Ukraina, qeveria e të cilit dhe ai vetë edhe këtu, theksoi se Rusia përbën rrezik për Ballanin, si e ndjeu ai veten kur Putini i vogël me argatin e tij në Tiranë, hoqën nga teksti paralajmërimin për keqbërjen e Rusisë në Ballkan.

Për të gjithë botën, agresioni rus, vrasja e qindra mijëra civilëve, nga hordhitë barbare ruse në Ukrainë, sulmi i një kombi vëlla vetëm e vetëm për t’i pushtuar tokat, ka një simbol të urryer aq sa ç’kishte Gjermania e Hitlerit, ka Vladimir Putinin.

Por emri i tij në deklaratë nuk ekzistonte, sepse padroni urdhëronte Edi Ramën dhe Edi Rama lepe-peqe para padronit të tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …