Të shtëna me armë në Koplik, plagoset një 32-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas raportimeve, shtetasi Mirush Hasa, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Genti Dulaj 32 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, sipas informacioneve të para për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi:

Koplik/Informacion paraprak

Më datë 29.02.2024,  rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

“Do luftojmë çdo formë diktature dhe ekstremizmi të majtë”/ Berisha jep mesazhin e parë si Zv.President i CDI

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në …