Këta morën Shkodrën me krimin për ta vjedhur, ku shkel Edi Rama mbjell vdekje!

Gjatë tubimit të përnatshëm në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar për mbi dy muaj nga drejtësia politike e autokratit Edi Rama, pa asnjë provë dhe fakt, Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij në tubimin qytetar.

Gjatë fjalës së tij, Kraja ka vënë theksin të kriminalizimi i zgjedhjeve lokale të 14-majit dhe diskriminimi i bashkive të veriut të vendit të cilat diskriminohen nga pushteti i Edi Ramës.

“Flitet se kryetari i bashkisë, që fitoi falë tyre (bandave kriminale) është marrë peng prej tyre.

Shkodra ra nga krimi, por duhet të jemi të sinqertë, urrejtja ndaj qytetarisë shkodrane, urrejtja ndaj demokratëve të Shqipërisë nuk është njëherë në palë zgjedheje. Joo… do të ishim naiv ne të thoshim që vetëm në zgjedhje këta e nxjerrin dufin e mllefit ndaj nesh.

Shifra flasin më shumë se çdo gjë. Në 1- vjetëvjeçarin e kaluar veriu është diskriminuar si asnjëherë në historinë tonë demokratike. Shkodran në veçanti, 20-herë më pak se Divjaka ka marrë buxhet në këto 10 vite, 17 herë më pak se Korça, 14 herë më pak se Fieri, 9 herë më pak se Vlora… shkodran e gjunjëzuan! Shkondrën e lanë pa investime. Shkodrës i morën peng zhvillimin. Dhe nëse kombinojmë pengmarrjen kriminale me pengmarrjen shtetërore e rraciste ndaj Veriut, ndaj Shkodrës tonë, e cila është bërë ndaj çdo qyteti të Veriut, e po…kuptojini shkodranët, shkodranët nuk kishin zgjidhje tjetër.

O krimin, o jetesën normalë. Dhe mjerisht duhet ta themi, shkodranët thanë, boll ma, kemi 10 vjet që përpiqemi t’ia dalim mbanë dhe u dorëzuan…Por duhet të themi edhe një tjetër gjë, aty ku socialistët derdhin më shumë para, nuk do të thotë se ka domosdoshmërisht zhvillim.

Ku shkel Edi Rama ka vetëm vdekje. Qëparë përmenda Korçën, Fierin, Vlorën, tre qytetet ku ma më shumë vdekje janë këto qytete ku këta kanë hedhur më shumë para. Pse vallë? Sepse këta edhe aty ku hedhin para, e bëjnë për korrupsion, për veten, jo për shqiptarët. Shikojeni Shqipërinë, në 2011 në shumicën e qyteteve kishte më shumë lindje se vdekje. Dhe sot kemi një tragjedi kombëtare që askush nuk e thotë. 46-qytete janë me minur, 46 qytete kanë më shumë vdekje se lindje, 46 qytete po shuhen”, tha Kraja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …