“Elefanti” në dhomën e “Samiteve” të Tiranës!

Nga Iva V.GRILLO

Ndërkohë që bota perëndimore publikisht qan dhe dënon largimin e parakohshëm nga jeta të liderit opozitar rus Navalni (një humbje e trishtë dhe që duhet të jetë e pajustifikueshme në çdo rast, jo më kur bëhet fjalë për një liderin opozitar të një vendi), duket se “elefanti” në dhomën e samiteve të Tiranës nuk i ka rënë në sy asnjërit nga burrave dhe grave të nderuara të BE.

Kanë hyrë e dalë nga samitet, kanë pozuar e ngrënë ushqime të shijshme, kanë duruar e qeshur herë me hir e herë me pahir me romuzet e sforcuara e të dala mode të të zotit të shtëpisë…por nuk e kanë parë “elefantin”- demokracinë e gjymtuar shqiptare.

Në fakt në Shqipëri, për herë të parë pas disa dekadash janë kthyer arrestimet politike.

Të duash të dënosh autokracinë e Putin duke gjetur strehë në samitet e një diktatoruci Ballkani është më e pakta hipokrizi…një hipokrizi e madhe, sidomos kur proklamon që samiti bëhet për t’iu larguar dhe bërë qëndresë një modeli të caktuar autoritar që rrezikon botën.

Lideri opozitar shqiptar Zoti Berisha është i arrestuar per motive politike, po kështu kandidati opozitar fitues në bashkinë Himare -Zoti Beleri, po kështu Zoti Malltezi…

Ky është një realitet që nuk e zbukuron dot askush dhe një “elefant” që nuk mbulohet dot me gjethe samitesh…

Arrestimet politike në 2023- 2024 janë elefantët e ulur mu në mes të sofrës së samiteteve të Tiranës…

Kush mund të thotë që nuk shihen dot?!

#StopPersekutimitTeOpozites

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …