Personi në foto është 24-vjeçari Elidon Hoxha, viktima e dytë e shpërthimit të ndodhur këtë pasdite në Lushnje.

Vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që përdoren për saldim.
Në një prononcim për mediat nga spitali i Lushnjes pas ngjarjes, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha për gazetarët se Roland Verçani, i cili mbeti i vdekur, ishte vinçieri që po drejtonte mjetin kur ndodhi shpërthimi. Ai shtoi se djali i tij (viktima e dytë) ishte gjithashtu brenda mjetit.
Gazeta RD