Zbulohet pse i është dashur mbiemri Spata në Greqi gjyqtares Irena Gjoka, si mori çertifikatë false në Shqipëri

Një ditë më parë kreu i PD, Sali Berisha i drejtoi një tjetër pyetje kryetares së GJKKO, gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej disa muajsh nuk i përgjigjet akuzave publike që rëndojnë mbi të.

Disa orë pas deklaratës së zotit Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, në një postim në rrjetet sociale nxori në dritë detaje të reja rreth arsyeve se përse gjyqtarja Irena Gjoka ka përdorur edhe një mbiemër të tretë.

Gjokutaj tha se, kryetares së GJKKO i është dashur mbiemri Spata dhe për këtë arsye ka siguruar një çertifikatë false në Shqipëri me qëllim për t’u martuar me një shtetas grek.

“Irena Gjoka (Maneku), kryetare e GJKKO, i është dashur mbiemri Spata dhe për këtë arsye ka siguruar një çertifikatë false në Shqipëri. Qëllimi ka qenë për t’u martuar me një shtetas grek! Ky falsifikim është identifikuar nga Komisariati i Policisë se Janinës.

Znj. Irena Maneku Gjoka Spata ka edhe gjurmët daltiloskopike të gishtave në kartelën e saj në Policinë e Janinës. Në vitin 2017 ka bërë një blerje afro 90 mijë € në Greqi për të cilën ka marrë 20% të faturës së blerjes mbrapsht në kufi!”, tha avokati Gjokutaj.

Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, në atë kohë President dhe njëkohësisht kreu i KLD, fakt që bën që ajo të jetë në konflikt interesi në procesin ndaj liderit të opozitës.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Spiropali “përkujton” Kadarenë me fustanin 500 euro

Teksa Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të varfëra të Europës, duket se politikanët …