Fjalët e një vajze të re që foli mbrëmjen e kësaj të diele në tubimin qytetar në Tiranë, përpara banesës së liderit të opozitës, Sali Berishës, ngjallën emocione të veçanta ndërmjet të pranishmëve. Vajza quhej Desada Xhetani.
“Mirëmbrëma! Ju njerëz të lirë, rezistentë e atdhedashur! Mirëmbrëma ju të rinj guximtare që jeni cdo natë këtu, sypatrembur e qëndrestarë! Unë jam Desada Xhetani, studente por dhe një e re e angazhuar në Partinë Demokratike prej disa vitesh tashmë
Partinë Demokratike përveçse e kam të trashëguar ndër breza e kam parë gjithmonë si një dritare mundësish për të rinjtë, si një institucion të drejtë, të lirë, të fjalës e votës.
Kur isha e vogël babai më ka folur për periudhën e erret të komunizmit, ku herë e kuptoja, herë nuk doja ta besoja e here më dukej absurde, po më absurd më duket fakti që komunizmi që u rrëzua njëherë në vitet 90 është instaluar serish këmbëkryq e po hedh valle e na serviret me pjata te argjendta thua se ne jemi te marrë.
Por, kush ka sy për të parë e mend për të kuptuar e di që Shqipëria ka vetëm një të marrë dhe ai është Edi Rama.
Të gjithë tashmë jemi të vetëdijshëm se vetëm një përgjegjës ka, njē përgjegjës dhe një rrugë:
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që na përzunë rininë nga ky vend.
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që na vranë shpresën se një ditë shqipëria mund të bëhet
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që na mashtruan duke na parë në sy gjatë fushatës elektorale
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që na e kthyen Shqipërinë në një vend të shkretë kur ajo është e bekuar.
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që shkatërruan arsimin e mjekësinë e këtij vendi
Të përzëmë nga keqqeverisja ata që na vodhën ëndrrat e na e bënë Shqipërinë një vend të pajetuar.
Arroganca, babëzia dhe papërgjegjshmëria e këtyre pushtetarëve na e vrau shpresën dhe mediokriteti dhe fodullizmi i këtyre zaptuesve të pushtetit na veli.
Shumica prej jush përballë meje sot presin përmes zërit tim ngjizjen e shpresës për ndryshim.
Po, ky vend ka shpresë se ne jemi akoma këtu,
Ju shohim në sy dhe ne të rinjtë zotohemi të jemi krah jush për ta ndryshuar këtë vend
Krah jush do ta kthejmë shpresën e Shqipërinë t’ia kthejmë shqiptarëve
Ne e duam këtë vend, prandaj do të luftojmë fort për ta fituar atë siç ne e duam, ta fitojmë për ne, për ju, për Shqiptarët, për gjithë moshatarët tanë që pavarësisht ku janë, sytë i kanë sot këtu, ëndrrat i shohim këtu.
Dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë jemi të zemëruar, të zhgënjyer e të tradhtuar nga kjo qeveri, prandaj është koha t’i japim vendin e merituar, ta largojmë nga kjo keqqeverisj.e
Sot duhet të ngrihemi bashkë si një brez i ri për të kujtuar dhe për të mbrojtur vlerat e pluralizmit dhe demokracisë që ju, si brez i mrekullueshëm, sjellët në kohën kur shoqëria jonë vuante nën hijen e një regjimi të vjetër.
Sot ne kemi detyrimin ndaj prindërve tanë, vetes dhe brezave të ardhshëm që të vazhdojmë këtë rrugë drejt një shoqërie të lirë dhe të hapur.
Të rinjtë kanë fuqinë për të ndryshuar dhe për të formuar të ardhmen.
Le të jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe të jemi një forcë e bashkuar për një shoqëri më të mirë.
Të dashur prindër, gjyshër, reflektoni, ndryshoni sa nuk është vonë, bëjeni për ne, për të rinjtë, për shpresën e vendit që një ditë mos të jeni vetëm por të keni fëmijët tuaj në shtëpi.
Kjo rrugë e ka kryer funksionin e saj, është bërë Rruga e Shpresës, por çdo rrugë e Shqipërisë duhet të kthehet në një të tillë, çdo shesh duhet të bëhet sheshi i demokracisë”, u shpreh Desada Xhetani.