Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Duan t’i djegin mandatin! Gjyqtari i vërtetë është Rama!

Është shtyrë sërish seanca në lidhje me kërkesën e kryetarit të PD, Sali Baerisha për ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata u justifikua se, “në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se, bëhet qëllimisht sepse duan t’i djegin mandatin liderit të opozitës. Gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje”, tha avokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Celibashi e pranon: Procesi jashtë çdo standardi!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qënë i ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri …