7 minuta në Parlament, por 7 orë në SPAK!

Nga Ylli MANJANI

7 minuta në Parlament, por 7 orë në SPAK!

Ky është orari i punës së deputetit, përfaqësuesit të këtij populli.

Republika e reformës në drejtësi ka halle.

Ka shtet këtu!

Hë hë hëëëëëë…

Ore meqë ra fjala, qenkan edhe të tjerë që paskan dosje të hapura me organet e sigurisë greke. Nuk qenka vetëm Irena….

Këta shejtanë paskan punuar për Greqinë…!?

Po që e kanë kaluar edhe vetingun këtu?!

DSIK e ONM e Theo Jacobs-it skanë lënë kotec pulash pa hyrë e thashethem pa u marrë dhe nuk paskan parë bashkëpunëtorët e policisë e shërbimeve Greke, apo dhunuesit ligjeve atje?!

Çudi e madhe!

Por në dalshin këto që thuhen, megjithmend iu bë [💩] mu në të reformës e reformaxhinjve. Jo se nuk është menderosur edhe me kaq, por ky aspekt e bën krejt të dukshme edhe për ata që nuk përplasen me drejtësinë se çfarë reforme është bërë…

About Redaksia

Check Also

Lufta për demokraci në zemër të Europës

Nga Redin HAFIZI Kur revolucioni iranian i 1979 u krye, shumë iranian besuan se marrëdhëniet …