Berisha: Me dënimin e Belerit, Rama u faktoi shqiptarëve se kurrë s’do të keni atë që doni me votën tuaj

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te vendimi politik i GJKKO-së për të dënuar me 2 vite burg Kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerin. Berisha tha se, me dënimin e Belerit, Edi Rama u faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën tuaj të pamposhtur, misionin tuaj shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Miqtë e mi!

Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën.

Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë.

Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.

Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.

Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushetit të krimit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …