Halli i Belerit “grek” është një hall 100% shqiptar!

Nga Iva V.GRILLO

Emrin e Zotit Beleri e dëgjova për herë të parë në jetën time disa ditë para zgjedhjeve vendore të 2023…nga goja e shthurur e kryeministrit shqiptar, tek ofendonte, bullizonte dhe kërcënonte publikisht kandidatin opozitar – duke i premtuar botërisht se “do merrej me të personalisht”.

Në çdo vend të qytetëruar, apo gjysmë të qytetëruar, Kryeministri do të duhej të jepte llogari dhe të penalizohej fort nga KQZ…por ajo që ndodhi ishte sa e pabesueshme po aq dhe e pritshme: policia dhe prokuroria (e më pas gjykata shqiptare) u morën vërtetë personalisht me kandidatin opozitar…në emër të Kryeministrit.

Ajo që kemi parë në 10 muajt e fundit ka qënë një farsë absurde ligjore, politike dhe njerëzore…një “pasqyrim” në miniaturë i farsës së madhe që po e shohim të shpalosur edhe më gjerë me drejtēsinë “e re”

Skuadrës së institucioneve “patronazhiste” të një Kryeministri që po e shet vendin “live”…duke u tallur e skërmitur nga maja e pushtetit nga i cili mendon se nuk do të bjerë kurrë, iu bashkangjitën dhe të çoroditur të tjerë të cilët tentonin ta lexonin hallin e kandidatit fitues Beleri, si një hall grek…

Në fakt halli i kandidatit të zgjedhur nga vota e himariotëve është fatkeqësisht një hall tërësisht shqiptar… është halli i zhvatjes së pasurive të bregdetit, mungesës së shtetit ligjor dhe zëvendësimit i këtij të fundit me pushtetin personal të një diktatoruci ordiner në vendin më të varfër në Evropë.

Në qoftë se shteti apo drejtësia shqiptare ka pasur probleme të pazgjidhura me kandidatin fitues opozitar Beleri, të mos prisnin sa të fitonte zgjedhjet por ti kishin zgjidhur meraqet përpara…kishin disa dekada për ta bërë këtë.

Në fakt zoti Beleri është votuar nga shtetas shqiptarë, brenda kufijve të Shqipërisë dhe me diferencë të dukshme në vota ndaj kundërshtarit…po kështu dhe përndjekja i është bërë nga partia-shtet e drejtësia e kapur shqiptare… jo për emrin që mban, por sepse rezultoi fitues përballë pushtetit.

Ne mund të tregojmë me gisht sa të duam komshinjtë tanë, por në fakt:

Çorba është e jona…halli është i yni!

Hall 100% shqiptar!

#StopPersekutimitTeOpozites

About Redaksia

Check Also

“Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e USA/NATO Mbasi u …