Ish-kryeministri i Greqisë: Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë

Ish-kryeministri grek, Antonis Samaras ka reaguar pas vendimit politik të drejtësisë shqiptare ndaj Fredi Belerit. Me anë të një deklarate, ish-kryeministri sulmoi Shqipërinë për dënimin e Fredi Beleris, rapotojnë mediat greke.

Menjëherë pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, ishte radha e Antonis Samaras për të sulmuar vendimin e marrë.

Me një deklaratë të mprehtë, ish-kryeministri foli për një vendim provokues që tregon përbuzje ndaj rregullave që drejtojnë Bashkimin Evropian. Gjithashtu z. Samaras theksoi se Shqipëria e Ramës nuk ka vend në Evropë.

Detajisht deklarata e Antonis Samaras: “Dënimi i Belerisit jo vetëm që provokon Greqinë, por tregon përbuzje ndaj rregullave që drejtojnë BE-në. Prandaj, Shqipëria e sotme e Ramës nuk ka vend në Europë”.

About Redaksia

Check Also

Serbia-shtet terrorist, kërcënon me vrasje Albin Kurtin/ Rama, letra dashurie me Vuçiç

Serbia kërcënon me vrasje Albin Kurtin në një kohë që pengu i Vucic në Tiranë, …