Pas mbi dy orë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi doli nga SPAK dhe nuk dha asnjë prononcim për mediat.
“Isha për çështje të funksionit. S’kam asnjë koment”, tha shkurtimisht ministri për gazetarët.
Burimet bëjnë me dije se Peleshi është thirrur për hetimin për inceneratorët, marrëdhëniet me Klodian Zoton dhe për procedurën e matësave të ujit kur ka qenë në bashkine e Korçës.
Më herët, ai është përballur edhe me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.
Kujtojmë se Partia e Lirisë e ka paditur më herët në SPAK ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e akuzuar atë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.