Si rekruton e si përdor mafia Soros!

Nga Edi PALOKA

Mafia , perpara se te pranoje nje “ushtar” te ri ne familje si kusht i vendos kryerjen e nje krimi, ne shumicen e rasteve nje vrasje. Keshtu jane te sigurte qe qe rekruti nuk do te guxoje ti tradhetoje duke qene peng i krimit te tij.

E njejta menyre rekrutimi perdoret dhe nga mafia Soros!

Eshte fakt i njohur tanime e i denoncuar publikisht edhe nga mediat me prestigjoze por dhe nga personalitete boterore, qe George Soros perdore per interesat e tij politikane , diplomate dhe funksionare te drejtesise ne te gjithe boten, perfshi dhe vete SHBA.

Po cfare jane keta personazhe qe vihen ne sherbim te tij ? A bien ata fare pa pritur ne rrjeten e tij ?

Absolutisht , jo.

Fondacionet e ashtuquajtura “Shoqeria e Hapur” ose thjeshte fondacionet Soros qe jane te perhapura ne pothuajse gjithe vendet ne zhvillim, sherbejne si nje rrjet i vertete spiunazhi. E ashtu si KGB apo Sigurimi i Shtetit dikur, vec te tjerave, ato mbledhin informacion per personazhe te caktuara te vendeve te tyre me prirje per aktivitete publike . Me pas , mes tyre perzgjidhen karaktere te dobta , pa asnje integritet , natyra deshtake por me ambicje te medha e cfare eshte me e rendesishme , me handikape ligjore ne jeten e tyre ( ngjarje qe i inkriminojne ). Keta tipa me pas promovohen me te gjitha menyrat nga Soros duke ju afruar mundesi, mjetet propagandistike dhe sidomos ato financiare. Edhe ky eshte tanime nje fakt i njohur boterisht ; Soros paguan miliona dollare hapur dhe fshehtas per politikane e funksionare te drejtesise deri ne majat me te larta . E kur kjo funksionon ne nje vend si SHBA, imagjinoni ne vende si ky yni.

Praktikisht keshtu jane perzgjedhur , promovuar e tani mbeshtetur , qenie si Rama e Veliaj . Po keshtu perzgjidhen dhe gjithe te tjeret me poshte si keta te drejtesise se re. Te gjithe jane peng i te shkuares se tyre dhe mungeses se integritetit , prandaj do vazhdojne te perdoren per interesa qe jane teresisht kunder interesave te shqiptareve.

A do rrine shqiptaret te shohin se si po shkatrrohet ky vend e bashke me te dhe jeta e familjet e gjithesecilit?

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …