Atentati në Lezhë rrezikoi nxënësit, banori: Fëmijët u tmerruan, i morëm nga shkolla

Atentati që ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka krijuar frikë dhe panik jo vetëm te banorët, por edhe tek mësuesit dhe nxënësit.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë janë rrezikuar nga të shtënat me armë.

Një nga banorët e zonës pranë vendngjarjes, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit, ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu”, tha banori.

“Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar”, tha banori, ndërsa shtoi se ngjarje të tilla në Rrila janë të rralla.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …