Analisti Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për televizionin grek ‘Skai’ pas vendimit të GJKKO për të dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin. Lubonja deklaroi se, në Shqipëri kryeministri Edi Rama kontrollon drejtësinë me gjyqtarë të korruptuar.
“Nuk është një gjë e çuditshme per ne. Të kesh gjyqtarë të korruptuar është mënyra më e mirë për të kapur sistemin e drejtësisë, për Edi Ramën dhe partinë e tij shtet. Kjo gjyqtare është kapur në Greqi me dokumente të falsifikuara dhe ajo e ka fshehur këtë fakt. Një nga mënyrat për të kontrolluar këta njerëz është e shkuara e tyre e korruptuar”, deklaroi Lubonja.
Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.