Edhe sot në Parlament, nuk mund të rrinte pa folur Elisa Spiropali, vajza dikur e “Majft”-it dhe 99-çave që tashmë është një ministre e socialistëve.
Ajo foli për 7 Marsin, ndërkohë që opozita protestonte. Ajo fliste për 7 Marsin e mësuesve që i kanë rrogat ku thërret qameti. Është aq e dhimbshme situata sa një mësues merr sot 3 apo 4 herë më pak sesa paguhet Elisa.
Elisa me lidhjet e saj të dyshimta me inceneratorët dhe njerëzit e tyre, por tani do t’i kujtojmë këtë historinë e këtij mesazhi të bërë publik disa vite më parë, ku Elisa shkonte në Shkodër për të ngrënë peshk apo paçe, megjithëse atëherë nuk kishte luksin me të cilin jeton sot dhe nuk kishte mundësitë që ka sot.
Postimi i Edip Shirokës
Elisa kërkonte peshk mëngjes, drekë e darkë, por sipas Edip Shirokës mund të hante paçen si Endri Shabani apo Endri Shabanin të gjithë.
Gjithsesi po sjellim disa foto për të kujtuar si ka ndryshuar Elisa nga koha kur hante paçe dhe në momentin që kaloi në peshk në drekë dhe në darkë, apo tani si ministre luksoze e Edi Ramës, pasi qëndroi për disa vite me bëma dhe gjëma në krye të doganave shqiptare./CNA