Krimi bën ligjin, shefat e Policisë festojnë me balerina të maskuara 

Teksa kriminaliteti në vend ndodhet në nivele të larta, shefat e Policisë duket se gjejnë kohë edhe të organizojnë festa, duke u argëtuar në mlnyra nga më të ndryshmet.

Në një festë të organizuar së fundmi, veç pranisë së këngëtarëve, në një video të publikuar nga JOQ shihen shefat e Policisë duke u harbuar edhe me balerina të maskuara.

Në pamje dallohet Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, apo shefat e tjerë si Andi Deda, Arben Eshja dhe Islam Fucia. I pranishëm në festë ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e organizimit të kësaj feste që ka bërë bashkë gjithë shefat e uniformave blu.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …