Salianji ironizon deputetët e PS: Janë dele! Kokën poshtë, kartonin lart!

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me protestën e deputetëve të opozitës. Me nisjen e fjalës hapëse së nënkryetare së Kuvendit, Ermonela Felaj, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Me pankarta ku shkruhej ‘Ne duam qeveri, jo një kartel droge”, “Vrasës të demokracisë” dhe fishkëllima bilbilash, ata kanë dalë përpara foltores duke kërkuar të drejtat e tyre të mohuara për ngritjen e komisioneve hetimore dhe shprehur kundërshtimin e tyre për të gjitha përpjekjet e mazhorancës për të mbytur revoltën duke përjashtuar kolegët e tyre nga punimet.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka tentuar të vijojë qetësisht punimet sipas rendit të ditës, duke tentuar të hiqet indiferente ndaj protestës së opozitës.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele.

“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.

Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej:

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …